https://www.facebook.com/edirama.al/videos/256040678412393/
TIRANË, 18 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Janë rreth 22 220 ankesa drejtuar platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” që janë trajtuar deri tani, nga 23 309 që është numri total i ankesave të regjistruara.
Në nivel vendor, numri total i ankesave të përfunduara është 3 279 ankesa nga 3 729 ankesa të regjistruara.
Vetëm gjatë kësaj jave, janë 18 raste të spikatura suksesi, nga këto 6 raste i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, 7 raste i përkasin Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, 1 rast Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 rast Ministrisë së Brendshme, 2 raste bashkisë Vlorë dhe 1 rast bashkisë Tiranë.
Në total, numri i LOG IN në faqe është 67 019 persona, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja është 12 200 persona./e.caushi.


















