BUKURESHT, 27 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Numri i të vdekurve të godituar nga gripi sezonal ka shkuar në 60, njoftoi sot në mëngjes Qendra Kombëtare për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (INSP).
Tre viktimat e fundit ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal.
Bëhet fjalë për tri gra, një 82-vjeçare nga qarku i Kluzhit, një 44-vjeçare nga qarku Neamt dhe një tjetër 69-vjeçare nga qarku Arad.//a.i/ a.jor.























