Ballina Aktualitet

Ngatërrohen stinët në Lezhë

LEZHË, 27 Shkurt/ATSH/.- Reshjet e borës kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit pas uljeve të ndjeshme të temperaturave.

I ftohti siberian që përfshiu vendin ditët e fundit bëri që pas shumë vitesh dëbora të zbardhë edhe ultësirën e Lezhës si dhe zonën bregdetare. Reshjet nisën pasditen e së dielës duke rritur intensitetin në ditët në vijim.

Reshjet e borës kanë zbardhur po ashtu edhe Shëngjinin.

Kjo fotogaleri sjell pak nga bardhësia e dëborës në qytetin e Beslidhjes./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKE – Romeoja i Sajmir Pirgut hipnotizon Barcelonën
Artikulli tjetërRUMANI – 60 të vdekur nga epidemia e gripit sezonal