Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e premte, 16 nëntor 2018

TIRANE, 16 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në relievet malore në lindje të vendit si dhe zonën e jugut ndërsa në pjesën tjetër mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 2-22 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën veriore të vendit. Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.7 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 1/12 diell pak re
Kukës -2/7 re
Lezhë 0/13 diell pak re
Dibër -2/5 re
Durrës 4/16 diell pak re
Tiranë 2/16 diell pak re
Elbasan -0/13 diell re
Berat -0/11 re shi
Vlorë 4/13 re shi
Korcë -3/5 re shi
Gjirokastër -3/9 re shi
Sarandë 3/11 re shi

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bularati”, Meta: Ngjarje aspak e rastësishme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/11/2019