LONDËR, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike mbështeti sot marrëveshjen për Brexit të negociuar mes kryeministres Theresa May dhe BE-së, pas disa orë bisedimesh.
“Kjo draft marrëveshje ishte më e mira që mund të negociohej”, tha May në një deklaratë pas një mbledhje prej pesë orësh me kabinetin.
“Besoj me zemër dhe me mendje se ky është një vendim që është në interesin më të mirë të të gjithë Britanisë së Madhe”, tha ajo. /G.S/













