KUVAJT, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet e Kuvajtit censuruan 1 000 vëllime librash, përfshirë një vepër të shkrimtarit të madh rus, Fjodor Dostojevski, gjatë një panairi libri që u hap sot në këtë shtet të Gjirit, sipas organizatorëve.
Saad al-Anzi, drejtuesi i Panairit ndërkombëtar të letërsisë së Kuvajtit, bëri të ditur për median se Ministria e Informacionit kishte ndaluar 948 libra.
Në mesin e veprave të censuruara radhiten ‘’Vëllezërit Karamazov” (1880) të Dostojevskit me subjekt shoqërinë ruse të shekullit XIX, që ngre pikëpyetje mbi moralin, vullnetin e lirë dhe ekzistencën e Zotit.
Dostojevski i bashkohet një liste të gjatë shkrimtarësh të censuruar në këtë shtet arab të Gjirit, i cili njihet si i moderuar, por që ruan një tendencë konservatore në rritje në sferën politike dhe atë shoqërore./ /v.b/ a.jor.






















