TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira transparente në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mjegull në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-18 m/sek. Erë me rrahje dhe relativisht intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1,8-2,7 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 4/16 diell pak re |
| Kukës | 0/10 re |
| Lezhë | 2/17 diell pak re |
| Dibër | 0/8 diell re |
| Durrës | 7/19 diell pak re |
| Tiranë | 5/19 diell pak re |
| Elbasan | 2/18 diell pak re |
| Berat | 3/19 diell pak re |
| Vlorë | 8/18 diell pak re |
| Korcë | -1/10 diell pak re |
| Gjirokastër | -1/15 diell pak re |
| Sarandë | 6/18 diell pak re |
/e.malaj/ /a.g/











