Ballina Ekonomi

Buxheti 2019, kontratat koncesionare nën nivelin 5% të PBB-së

TIRANE, 14 nëntor /ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh sot se, qeveria është në një trajektore intensive të uljes së borxhit publik dhe nuk heq dorë nga zbatimi i paketës sociale, uljes së barrës fiskale dhe mbajtjes së investimeve publike në nivelin 5% të PBB.

I pranishëm në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2019, Ahmetaj tha se, kontratat koncesionare parashikohen nën nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Mënyra e kontabilizimit është në referencë të standardeve ndërkombëtare ku 90% e vendeve të BE-së aplikojnë kontabilizimin ose Partneritete Publike Private (PPP). Në finale ky proces ka si qëllim ndarjen e riskut midis qeverisë dhe investimit përmes PPP-ve”, – tha Ahmetaj.

“Në këndvështrimin tim, ne jemi duke planifikuar shëndetshëm përtej një uljeje prej nivelit 5% të kontabilizimit ndërkohë që jemi në një trajektore shumë të sigurt të rritjes ekonomike”, theksoi ministri Ahmetaj. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKUVAJT – Pas Hugoit, censurohet Dostojevski
Artikulli tjetërMJEKËSI – Guselkumab ilaçi i ri kundër psoriasis