MJEKËSI – Guselkumab ilaçi i ri kundër psoriasis

ROMË, 14 nëntor /ATSH/ – ”Guselkumab” quhet ilaçi i ri kundër psoriasis, një sëmundje inflamatore e lëkurës, që nuk është ngjitëse dhe që tenton të ndjekë një kurs ciklik me faza akute, shkruhet në gazetën italiane ‘’Il Giornale’’.

Në shumicën e rasteve, psoriasis ndodh me zonat e lëkurës të çrregullt, të kuqe ose të bardhë. Simptomat mund të shfaqen në çdo moshë, por kanë më shumë gjasa në fillim të moshës së madhe ose të thyer, rreth 50-60 vjeç.

Kjo është një sëmundje shumë e zakonshme, vlerësohet se ka miliona njerëz që vuajnë prej saj.

Për ta ka një lajm të mirë, një ilaç i ri që mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e atyre që vuajnë nga psoriasis po vjen.

Ai quhet ‘’Guselkumab’’ dhe është një trajtim inovativ biologjik që mund të pengojë inflamacionin dhe të prodhojë një përmirësim prej 90% të sëmundjes.

Mjekimi i cili jepet me injeksion nën lëkurë, është treguar të jetë veçanërisht efektiv brenda dy muajve nga fillimi i trajtimit. Rezultatet e studimeve treguan se 40% e  pacientëve të testuar kishin një përmirësim prej 90% ose më shumë sa i përket simptomave. Përqindjet e larta të përgjigjes klinike që u mbajtën edhe pas tre vjetësh, në 82,8% të pacientëve.

Mendohet se në disa njerëz ilaçi mund të jetë në gjendje të modifikojë sëmundjen dhe kjo jep shpresa për një shërim të mundshëm të sëmundjes në të ardhmen e afërt./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.