TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Shërbimet e integruara publike kanë lehtësuar jetën e çdo qytetari e sipërmarrësi në vend.
Kjo u vlerësua gjatë vizitës së Komisioneres së Bashkimit Europian për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë, Mariya Gabriel, në sportelin e ADISA-s në Tiranë, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Senida Mesi.
Komisionerja e BE-së vlerësoi punën e kësaj zyre dhe të gjithë zyrave të tjera që ofrojnë shërbime të integruara, si një model që falë dixhitalizimit dhe standardizimit të shërbimeve publike, lehtëson jetën e qytetarëve.
Po ashtu, sipas saj, “kjo nismë ecën njëkohësisht në një linjë me axhendën dixhitale të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor”.
/m.m/j.p/




































