PALERMO, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – Të gjitha partitë në Libi duhet të arrijnë një kompromis përndryshe situata do të shpërthejë përsëri, theksoi kryeministri rus, Dmitri Medvedev në konferencën e Palermos që iu kushtua gjendjes aktuale në vendin afrikan.
Medvedev tha se ishte i bindur se përparimi mund të arrihej vetëm në bazë të marrëveshjeve të Skhiratit.
Qysh prej rrëzimit të regjimit të Gadafit vendi po kalon një tranzicion të vështirë dhe ende nuk ka arritur të stabilizohet./ /os/ a.jor.













