TIRANË, 27 Shkurt/ATSH/.- Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti sot në një takim përfaqësues të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944- 1991.
Identifikimi dhe gjetja e eshtrave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist që raportohen në AIDSSh, ishte njëra nga pikat ku u fokusua ky takim.
Në takim u diskutua edhe për shinat e bashkëpunimit të përbashkët duke u ndalur te verifikimi i figurave dhe mbledhja e dokumenteve të ish-sigurimit.
Përfaqësuesit e AIDSSh kërkuan po ashtu edhe adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut që hasen gjatë përdorimit të dosjeve./m.m/























