Ballina Bota

VJENË – Austria përkujton 100-vjetorin e Republikës

VJENË, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Austria feston sot 100-vjetorin e kthimit nga monarki në  republikë, por partitë e së djathtës ekstreme kanë paralajmëruar folësit përpara ceremonisë shtetërore që të përmbahen nga polemikat politike, bëri të ditur shtypi austriak.

Veprimtaria në Operën Shtetërore të Vjenës jo vetëm përkujton fundin e sundimit të Habsburgëve, por edhe vitet pasuese në të cilat Austria mori pjesë në Holokaust si pjesë e Gjermanisë naziste.

Midis folësve janë presidenti i Austrisë, Aleksander Van der Bellen, kancelari konservator Sebastian Kurz dhe shkrimtaria Maja Haderlap.

Vizitorët përfshijnë të mbijetuar të Holokaustit.

Austria shënon gjithashtu këtë vit edhe 80-vjetorin e bashkimit të saj me Gjermaninë naziste.

Pas humbjes së Luftës së Parë Botërore, Austria është zvogëluar nga një perandori e  Europës Qendrore në madhësinë e saj aktuale.

Në vitet 1930, Austria u qeveris nga konservatorët autoritarë, para se të bashkohej me Gjermaninë naziste në 1938./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime në fermë – IPARD-i financon deri në 500 000 euro
Artikulli tjetërBuxheti 2019, 6,8% më shumë të ardhura sesa në vitin 2018