Ballina Aktualitet

Ngjarja në Bularat, reagon Rama

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot të gjithë politikanëve apo medieve në Greqi, që e akuzuan se me deklaratat e tij, për atë që ndodhi dje në varrimin e Kacifas në Bularat, i hodhi benzinë zjarrit.

Po ashtu, Kryeministri iu përgjigj edhe reagimeve në opinionin e brendshëm publik, nga përfaqësues të medias apo politikanë, sipas së cilëve “ka pranuar në heshtje përdhosjen e vendit”.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, thotë Rama./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA dhe Kina në kërkim të zbutjes së tensioneve
Artikulli tjetërStrukturat negociuese për integrimin, MEPJ fton të interesuarit për sugjerime