GAZË/TEL AVIV, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Milicia islamike palestineze e Hamasit tha sot se synon të lirojë tre pengje izraelitë të shtunën, siç ishte planifikuar, pas bisedimeve të ndërmjetësimit në Egjipt.
Kjo pritet të zgjidhë krizën aktuale për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, për momentin.
Hamasi njoftoi të hënën se do të vononte lirimin e pengjeve, duke thënë se Izraeli kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së paqes.
Në një reagim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta do të rifillonte nëse pengjet nuk liroheshin.
“Bisedimet në Kajro shkuan mirë”, sipas një deklarate të Hamasit.
“Negociatorët e Katarit dhe Egjiptit thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të hequr pengesat”, thuhet në deklaratë. //a.i/






















