Ballina Aktualitet

Rama: Shteti bektashi, një entitet pa polici, dogana dhe taksa

TIRANË, 4 shkurt /ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se shteti bektashi do të jetë një entitet pa polici, dogana, taksa dhe në të gjitha aspektet do t’i përgjigjet Kushtetutës të Shqipërisë për sa i përket organizimit të përgjithshëm shtetëror.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Kryeministri iu përgjigj problematikave dhe shqetësimeve të ngritura nga komentuesit për çështje të ndryshme të aktualitetit.

“Votën time e humbe se propozove shtetin bektashi,” ishte komenti që kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej direkt.

“Si do të copëtohet shteti shqiptar, kaq kollaj, me një të rënë të lapsit? Shteti italian, që ka dy struktura brenda vetes me një sovranitet të caktuar, i copëtuar të duket? Në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet, siç e kuptoni gabimisht ju. Ndiqni fjalën time që kam mbajtur në 95-vjetorin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ku e sqaroj, besoj, se pse i duhet dhënë një status i veçantë atij komuniteti. Por nuk bëhet fjalë për gjëra të asaj natyre, bëhet fjalë për një entitet pa polici, dogana, taksa dhe në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës të Shqipërisë për sa i përket organizimit të përgjithshëm shtetëror”, tha Rama.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm
Artikulli tjetërVotimi nga jashtë – 140 518 regjistrime, 85 788 kërkesa të miratuara