Ballina Aktualitet

Vengu: Partneritet afatgjatë me kompanitë franceze në industrinë e mbrojtjes

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, kryesuar nga drejtori i DGA për Evropën Qendrore, Lindore dhe Amerikën Latine, gjeneral brigade Emeric Wininger.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vendin tonë, si dhe u shpreh interesi për partneritet afatgjatë me kompanitë franceze, që do t’i shërbente rritjes së aftësive dhe modernizimit të Forcave të Armatosura dhe sigurisë në rajon.

Ministri Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “bashkëpunimi ndërkombëtar, është një faktor i rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ në sektorin e mbrojtjes”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGodinat e reja te Qyteti Studenti, Veliaj: Kushte evropiane, me pagesë të subvencionuar nga bashkia
Artikulli tjetërInformaliteti me pagat, Inteligjenca Artificiale në ndihmë të Inspektoratit të Punës