Ballina Ekonomi

Pensionistët përjashtohen nga taksa e pronës

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, pr.ligji “Për Sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar, përjashton nga taksa e shtëpive  pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ekonomisë Ahmetaj u shpreh se, politikat që po ndërmerr qeveria synojnë uljen e barrës fiskale në shumicën e rasteve me prioritet, siç tha ai, kemi menduar aspektin social.

“Në këtë aspekt, pensionistë të vetëm apo persona të kategorive në nevojë që përfitojnë nga skemat indirekte të mbështetjes, janë të përjashtuar takasa e banesës”, – tha Ahmetaj.

Ndërsa shtoi se gjithashtu kemi mbështetur kategori të ndryshme siç janë ata që kanë shtëpi të ndërtuar përpara vitit 1993 dhe, në të njëjtën kohë, kategori të biznesit, të sipërmarrjes së prodhimit kryesisht, e të prodhimit në bujqësi gjithashtu, ku i kemi ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesën, tha Ahmetaj. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenca: Buxheti 2019 realist, nuk kemi asnjë kërkesë
Artikulli tjetërPër herë të parë, fond i veçantë për parandalimin e kancerit tek gratë