Ballina Kryesore

17 mijë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Janë rreth 17 mijë raste të cilat janë adresuar në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” dhe kanë gjetur zgjidhje.

Kështu deklaroi sot në takimin javor me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama, ndërsa në takim u prezantuan edhe rastet e suksesshme të funksionimit të platformës.

“Ne jemi vërtetë të inkurajuar nga fakti që numri i qytetarëve që i drejtohen platformës rritet. Jemi po ashtu krenarë për faktin që po i afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretisht dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër, ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, ndërsa vlerësoi edhe qytetarët që janë të gatshëm të dëshmojnë konkretisht për eksperiencën e tyre. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë, fond i veçantë për parandalimin e kancerit tek gratë
Artikulli tjetërRruga e Lumit të Vlorës, impakt të jashtëzakonshëm në turizëm