Ballina Lajme nga Vendi

Basha pro gjermanit të CDU për President të KE

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ – Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, janë duke marr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane që po zhvillohet në Helsinki.

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisionit Europian.

Kreu i kësaj force politike ka zbuluar edhe votat e 4 deputeteve të PD, të cilat do të shkojnë në favor të gjermanit, Manfred Weber të CDU.

Kreu i PD ka qenë i shoqëruar gjatë këtij takimi me deputeten Vokshi dhe Gerti Bogdanin.

e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Sondazh: Kompanitë gjermane nuk janë gati për një Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërPARIS- Planifikonin sulm ndaj Macron-it, gjashtë të arrestuar