Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mbështetja për Burgjet, tjetër hap për të çuar më tej Reformën në Drejtësi

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese Edlir Ajazi mbyllën vizitën e tyre studimore në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Siç njofton ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndërsa ishin në SHBA ata u takuan me drejtuesit në selinë e ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, DC, dhe Divizionin e Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese të Maryland.

Ata gjithashtu udhëtuan në Orlando, Florida, për Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane.

“Kjo vizitë, e financuar nga Departamenti i Shtetit dhe ICITAP, mbështet zhvillimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve – një tjetër hap për të çuar më tej reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, njoftoi ambasada e SHBA. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti mbi 263 mijë vizitorë gjatë 2024-ës
Artikulli tjetërBegaj përshëndet armëpushimin në Gaza: Zbatimi do lehtësojë vuajtjet për të gjithë të prekurit