Ballina Bota

SHBA – Trump: Arrihet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti”, postoi Trump në platformën “Truth Social”.

Më herët, grupi palestinez i rezistencës Hamas tha se i është përgjigjur zyrtarisht marrëveshjes së propozuar për armëpushim me Izraelin.

Në një deklaratë, grupi tha: “Udhëheqja e Hamasit sapo ua ka dhënë përgjigjen e saj ndërmjetësve (Egjiptit dhe Katarit) ndaj propozimit të armëpushimit”.

Njoftimi pasoi një takim urgjent të byrosë politike të Hamasit për të diskutuar propozimin e ndërmjetësve, thuhet në deklaratë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForumi për të Drejtat e Njeriut, HR30, Krasniqi: Gjuha e urrejtjes, shqetësim mbarëbotëror
Artikulli tjetërRama: Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm, 11,7 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar