TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Njësia Administrative Guri i Zi në bashkinë e Shkodrës është një nga përfitueset e projektit “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër”.
Prej ditësh po punohet në një kanal kullues kryesor, i cili po pastrohet nga bimësia, shkurret anash tij, por edhe nga mbetjet e sjella nga uji.
Përmes angazhimit të komunitetit më në nevojë, në shërbimet publike, është mundësuar pastrimi i kanalit kullues në fshatin Kuç, ku janë pastruar mbi 3500 ml.
Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “10 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë, të angazhuar në Gurin e Zi do të vazhdojnë të jenë pjesë e kontributit në përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet dhe në pastrimin e kanaleve kulluese”.
Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e GIZ përmes FSHZH, synon krijimin e një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit./k.s/j.p/





















