Ballina Bota

Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për viktimat e zjarrit në Los Anxheles

UASHINGTON, 13 janar /ATSH-DPA/- Ylli amerikan i muzikës, Beyonce do të dhurojë 2,5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxheles përmes fondacionit të saj “Beygood”.

“Los Angeles ne qëndrojmë me ju”, thuhet në një postim nga fondacioni në Instagram të dielën vonë.

Paratë janë caktuar për të mbështetur familjet në lagjet Altadena dhe Pasadena që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Kishat dhe qendrat komunitare që mbështesin të prekurit në rajon do të marrin gjithashtu donacione.

Zjarret shkaktuan vdekjen e të paktën 24 personave dhe kanë lënë pas shkatërrime të mëdha gjatë javës së kaluar.

Meteorologët paralajmërojnë se erërat e forta mund të nxisin më tej flakët në ditët në vijim. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOliviero Toscani, fotografi i famshëm i reklamave provokuese të “Benetton”, vdes në moshën 82-vjeçare
Artikulli tjetërBllokim i rrugëve nga dëbora në Labinot Mal, probleme me energjinë në disa fshatra