Ballina Aktualitet

Dëbora në Qarkun e Shkodrës, Angoni: Strukturat në terren për çdo problematike

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër vijojnë rreshjet e dëborës në zonat malore, teksa ka pasur dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, informoi se, nga komunikimi me strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkive, rreshjet janë me intensitet të ulët dhe deri në këtë moment nuk raportohen situata problematike.

Aktualisht, njoftoi ajo, janë në gadishmëri mjete dhe punëtorë që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërkohë që ato janë të qarkullueshme.

Angoni bëri të ditur se: Në Bashkinë Shkodër ka reshje bore dhe temperatura të ulta në zonat malore.

Aksi rrugor Boge – Breg Lumit ëhtë i kalueshëm.

Nj.A. Shalë dhe Shosh janë pa energji elektrike.

Aksi rrugor Kir – Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dhërave edhe të reshjeve të borës.

Bashkia Malësi e Madhe – deri në keto momente nuk raportohen probleme të emergjencave civile.

Bashkia Vau Dejes aktualisht ka mungese të furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Bashkia Pukë- trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm por nuk raportohen probleme të emergjencave civile.

Bashkia Fushe Arrez – vazhdojnë reshjet e dëborës të shoqëruara edhe me era të fuqishme, ku deri tani trashësia e dëborës i kalon 20 cm, rrugët nacionale janë të hapura por qarkullimi bëhet me zinxhir, ndërsa rruget rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj, deri në Firzë janë të bllokuara. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Nj.A. Qafë-Mali, Iballë dhe Blerim.

Angoni tha se, “insitucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematike të mundshme”, teksa vuri në dukje se, qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimerore.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKMC: Rruga e Arbrit e pakalueshme, po punohet për hapjen e aksit
Artikulli tjetërBardhi: SPAK nuk ka zbuluar ende identitetin e personave të paidentifikuar në dosjen “Xibraka”