Ballina Aktualitet

Hoxha: Shqipëria pret për herë të parë Botërorin e futbollit për ekipet e policisë

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur sot në një takim Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA – Seksioni Shqiptar), Skënder Dodën të cilit i shprehu “vlerësimet për nismën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit për Ekipet e Policive, të vendeve anëtare”.

“I konfirmova mbështetje për eventin, duke premtuar se do të jem i pranishëm në ceremoninë e hapjes, që do të zhvillohet në Shkodër, ndërmjet datave 4-8 qershor 2025”, thekson Hoxha.

Sipas ministrit ky turne futbolli në fusha të vogla i ekipeve policore, bëhet për herë të parë në Shqipëri.

“Për organizimin e tij, janë angazhuar edhe bashkia e Shkodrës, ekipi i Vllaznisë etj”, thekson ministri.

“Parashikohet të marrin pjesë rreth 40 ekipe, që shoqërohen nga familjarë e tifozë, deri në 1000 persona”, nënvizoi Hoxha.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen 303 vendime legalizimi në pesë bashki të vendit, listat
Artikulli tjetërForcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb lehtë terren