Ballina Bota

SHBA – Biden shqyrton vendimin për falje presidenciale për Liz Cheney dhe Anthony Fauci

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-ANSA/- Presindenti i SHBA-së Joe Biden po shqyrton vendimin për falje parandaluese për figurat publike si, ish-kongresmenia republikane, Liz Cheney dhe ish-cari Covid Dr. Anthony Fauci, të cilët janë kërcënuar me hetime dhe ndjekje penale nga Donald Trump.

Në një intervistë për “USA Today”, presidenti në largim, Biden tha se e kishte diskutuar çështjen me manjatin gjatë takimit të tyre të nëntor.

“Unë u përpoqa t’i shpjegoja atij se nuk ishte në interesin e tij më të mirë – të kthehej dhe të përpiqej të lante hesapet”, tha Biden.

Vetëm tre presidentë në historinë amerikane kanë lëshuar falje parandaluese: Abraham Lincoln, Gerald Ford dhe Jimmy Carter.

Në një intervistë me gazetaren Susan Page, presidenti Biden përsëriti gjithashtu se nëse do të kishte vazhduar garën do ta kishte mundur Trump.

“Është pak arrogante të thuhet, por me të vërtetë mendoj se do të kisha fituar”, tha Biden.

I pyetur nëse do të mund të bënte punën më të vështirë në botë edhe për katër vite të tjera, ai u përgjigj: “Kush e di?” //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Ministri i Jashtëm Schallenberg do të bëhet kancelar i përkohshëm
Artikulli tjetërZyrtari i lartë amerikan, takim me Ramën: Mbështetje e jashtëzakonshme e Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën