Ballina Aktualitet

Manja: Rikthehet aksesi në arkivat noteriale, mbrojmë qytetarët nga abuzimet

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që u janë hequr licencat dhe ish-noterëve.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot se vetëm në vitin 2024 u realizuan 30 marrje arkivi, duke siguruar akses për dokumente që datojnë deri 25 vite më parë.

Manja u shpreh se emrat e noterëve që administrojnë këto arkiva janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duke ofruar transparencë dhe mundësinë e munguar deri më sot për çdo qytetar për të siguruar dokumentet e tyre.

“Mbrojmë qytetarët nga abuzimet, duke rikthyer aksesin e munguar në arkivat noteriale”, u shpreh Manja.

/m.m//a.f//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Franca përkujton viktimat, 10 vjet pas sulmit kundër ”Charlie Hebdo”
Artikulli tjetërFMN rekomandon masa shtesë për frenimin e kredisë për pasuritë e paluajtshme