Ballina Flash

Vijojnë punimet në aksin rrugor në Xhafzotaj, Sako: I shërben 400 banorëve të zonës

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot, se një tjetër aks rrugor po rehabilitohet në njësinë administrative të Rrashbullit.

Sako e cilësoi këtë investim, një tjetër zotim të mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve të kësaj zone.

“Vijojnë punimet për rehabilitimin e një aksi në zonën e Xhafzotaj. Asfaltimi i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben 400 banorëve të kësaj zone”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.

Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP
Artikulli tjetërSEUL – Koreja e Veriut lëshon raketë hipersonike drejt Detit të Japonisë