Ballina Bota

SEUL – Policisë i kërkohet të arrestojë ish-presidentin Yoon Suk Yeol

SEUL, 6 janar /ATSH-DPA/ – Policisë së Koresë së Jugut i është kërkuar të arrestojë presidentin e pezulluar, Yoon Suk Yeol.

Dhjetëra hetues që punojnë për Byronë e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë (CIO) u përpoqën të ekzekutonin një urdhër gjykate për të arrestuar Yoon të premten, pasi ai injoroi tre thirrje për t’u marrë në pyetje mbi përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin e luftës më 3 dhjetor.

Policisë tani i është kërkuar të ekzekutojë urdhrin, megjithatë, ata ende nuk kanë vendosur nëse do të bashkëpunojnë me kërkesën e IOC.

IOC planifikon të kërkojë një zgjatje të mandatit përpara se të skadojë në mesnatë.

”Avokati i Yoon kritikoi vendimin për të deleguar arrestimin, duke e krahasuar atë me nënkontraktimin për një projekt ndërtimi”, raportoi Yonhap.

Mbështetësit e shumtë të Yoon kanë protestuar prej ditësh përpara rezidencës presidenciale në Seul.

Ligjvënësit e larguan Yoon nga detyra deri në njoftimin e mëtejshëm me akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe rebelim në mes të dhjetorit, me Gjykatën Kushtetuese që po shqyrton aktualisht vendimin./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: 5500 vende pune në Portalin Kombëtar të Punësimit
Artikulli tjetërNis asfaltimi i rrugës në Arshi Lengo, Golemi: Lehtësim i lëvizjes dhe nxjerrjes në treg të prodhimeve