Ballina Aktualitet

Baste të paligjshme, dy në pranga

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Policia e Tiranës në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.

Policia njofton se si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushërinjtë me njëri-tjetrin.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celularë të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Mijëra banorë pa ujë dhe energji elektrike mes motit të keq
Artikulli tjetërFan Noli, një nga figurat qendrore të kombit shqiptar