Ballina Flash

Erasmus+, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe ai i Peruxhias marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Peruxhias, Itali kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga Universiteti i Mjekësisë, i cili e cilëson këtë partneritet të ri një mundësi të shkëlqyer për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Ky bashkëpunim do të mundësojë lëvizjen e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare.

“Gjithashtu, ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar”, tha UMT.

/k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFundjava e parë e janarit, ulje temperaturash dhe reshje dëbore në zonat verilindore dhe lindore
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Pezullohet arrestimi i presidentit Yoon