Ballina Flash

Koncert në Përrenjas për fundvit, Rama ndan pamje nga atmosfera festive

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Në prag të ndërrimit të viteve, në qendër të qytetit të Përrenjasit u organizua një koncert festiv, ku morën pjesë qytetarë të shumtë duke shijuar këngët e performuara nga artistë të njohur në vend.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një rrjetin social Facebook pamje nga koncerti festiv, teksa shihen qytetarët duke u argëtuar nën ritmin e muzikës.

Grupi “West Side Family”, këngëtarët Genti Facja, Migen Hoxha si dhe Ilir Turtuli me performancën e tyre ndezën atmosferën dhe dhuruan spektakël për qytetarët në Përrenjas këtë fundvit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Territoret Palestineze një nga më të rrezikshmet në historinë moderne të gazetarisë në vitin 2024
Artikulli tjetërRama mesazh urimi për Vitin e Ri: Në 2025 e në vijim do ta ngjisim Shqipërinë në shtëpinë e Familjes së Bashkuar Europiane