Ballina Flash

Rikonstruksioni i 7 rrugëve në lagjen Fermentim, Beci: Qytetarët e prisnin prej 25 vitesh

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh sot se në lagjen Fermentim të këtij qyteti, vazhdon puna për rikonstruksionin e shtatë rrugëve të përfshira në projektin e fituar nga Bashkia Shkodër përmes Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas Becit, prej më shumë se 25 vitesh, banorët e kësaj lagjeje kanë pritur këtë investim, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës dhe përditshmërisë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përveç mesazheve të banorëve të zonës, Beci thekson se “banorët kanë pritur për 25 vite këtë investim dhe mesazhet e tyre janë dëshmi e një situate emergjente që po ndryshon në dobi të komunitetit të kësaj zone në Shkodër”.

“Kemi mbi 25 vjet që jetojmë në këtë lagje dhe nuk i heqim çizmet nga këmbët, gjatë gjithë vitit. Na mbyti balta dhe lluca. Falënderojmë kryetarin e bashkisë për këtë investim që do na ndryshojë shumë jetesën dhe përditshmërinë”, thonë disa nga banorët e lagjes Fermentim.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK dërgon në gjykim 8 të pandehur për korrupsion me banesat sociale në Durrës
Artikulli tjetërU dëmtua nga tërmeti, Sako: Në janar nis ndërtimi i shkollës në Vadardhë të Sukthit