Ballina Flash

Rama: Magjia e dimrit në malin e Gramozit

TIRANE, 28 dhjetor/ATSH/ Gramozi është ndër malet më të lartë dhe me panorama tërheqëse në të gjitha stinët, në zonën e Kolonjës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të dashamirësve të natyrës dhe sporteve dimërore duke u ngjitur drejt majës së Gramozit, tashmë të mbuluar nga dëbora.

“Magjia e dimrit në malin e Gramozit”, shkroi Rama krahas pamjeve.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre, në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është magnet për alpinistët.

Ngjitjet kryhen me udhërrëfyes që përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, është i rëndësishëm për të ofruar turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin kërkon falje pas rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit
Artikulli tjetërKosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit