Ballina Flash

Egnatia mposht Kukësin 2-0, fiton për herë të parë Superkupën

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Egnatia mposhti 2-0 Kukësin mbrëmjen e sotme në finalen e Superkupës së Shqipërisë të luajtur në “Arenën Kombëtare”.

Kjo është e para në histori që Egantia shpallet fituese e Superkupës së Shqipërisë.

Ndeshja u dominuan nga rrogozhinasit të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë.

Verilindorët bënë shumë pak për ta pretenduar këtë trofe.

Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 19-të të takimit me Ujkën që në hyrje të zonës nuk fali me një të djathtë të fuqishme.

Shifrat u dyfishuan në minutën e 84-ët nga Bakayoko, duke mbyllur të gjitha llogaritë në këtë sfidë.

Pas kampionatit dhe Kupës, Egnatia fiton kështu dhe Superkupën duke e mbyllur vitin 2024 me trofe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Karta e konsumatorit do të kthejë të gjithë TVSH e shpenzuar për ushqimet dhe produktet bazë
Artikulli tjetërGAZË – Të paktën nëntë palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite