Ballina Aktualitet

Prezantohet zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe gradohen 15 kolonelë të rinj, Vengu: Investim në kapitalin njerëzor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit në detyrë të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Altin Kurti, dhe ku u gradua gjithashtu personeli i sapotitulluar me gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura.

Vengu u shpreh se, “15 kolonelë të rinj shtojnë edhe më shumë peshën dhe cilësinë e trupave tona, të cilët mbeten të angazhuara për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionet dhe detyrat ndërkombëtare”.

““Pasurimi” i Forcave të Armatosura nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor, ndërsa investimi në kapitalin njerëzor mbetet objektiv kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Vengu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Mosbindja civile ka tmerruar qeverinë
Artikulli tjetërFOKUS – IA ndihmon në identifikimin e më të rrezikuarve nga ataku kardiak