Ballina Kryesore

Prokurori Ramadan Troci në sitën e Vetingut

TIRANË,5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme do t’i nënshtrohet Vetingut me 9 nëntor, ora 11:00.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seanca dëgjimore e Ramadan Trocin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ku do t’i nënshtrohet procesit për ligjshmërinë e pasurisë, integritetin etik dhe profesional.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJanar-qershor 2018, punësimi u rrit me 3,3%
Artikulli tjetërDy mundësa shqiptarë shpallen kampionë të Ballkanit