Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/02/2018

PODGORICË – Vizitë e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker në Mal të Zi.

BERLIN – Konferencë për shtyp e kancelares gjermane, Angela Merkel që pret presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të biseduar kryesisht për çështjet europiane.

BEOGRAD – Takim trepalësh mes ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Shqipërisë dhe Italisë.

BRUKSEL – Ministrat e Çështjeve Europiane të BE-së mblidhen për të diskutuar progresin e zhvilluar në negociatat për periudhën e tranzicionit postBrexit.

BARCELONË – Zhvillohet Kongresi Botëror i Telefonisë Celulare (MWC), salloni më i madhë i këtij lloji.

SIRI – Hyn në fuqi amëpushi humanitar i vendosur nga Moska në bastionin rebel sirian të Gutas Lindore.

ALGJER – Vizitë në Alegjri e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga shumë sipërmarrës./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti, rënie e temperaturave në të gjithë vendin
Artikulli tjetërNë Bruksel, sot dialogu Prishtinë-Beograd