TIRANE, 27 Shkurt /ATSH/- Gjatë ditës së sotme moti parashikohet me vranësira të dendura përkohësisht me intervale me diell në Perëndim.
Për shkak të temperaturave të ulta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meterologjik, në qytetet bregdetare në orët e mesditës reshjet kthehen në formën e shiut dhe llohës së dëborës.
Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar. Era me drejtim Verilindje-Juglindje 1-12m/sek.
Deti i forcës 3-4 me lartësi dallge 1.8metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet. Temperaturat në vlerat minimale në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -9°/-2°C
Vendet e ulta -2°/5°C
Vendet bregdetare 0°/6°C /e.malaj/ /a.g/























