Ballina Flash

Gjykata Speciale arreston sërish ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

PRISHTINË, 5 dhjetor/ATSH/ Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Arrestimi i tij është bërë të enjten në mëngjes, ka konfirmuar për KosovaPress djali i tij, Blend Kilaj.

“E kanë arrestuar sot në mëngjes në orën 7, arsyet nuk dihen, e kanë dërguar në zyrat e EULEX për ta transferuar pastaj në Hagë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë. Lirimi i Kilajt ishte mundësuar me kusht të dorëzanisë, në maj të këtij viti. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSindikata e Minatorëve protestë para Kuvendit: Pensione dinjitoze, jo elektorale
Artikulli tjetërBERLIN – “Liria: Kujtimet 1954-2021” e ish-kancelares Merkel, libri më i suksesshëm i vitit