LONDËR, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Largimi i tij nga skena politike ishte dukur e gjitha pa kthim prapa pasi u mposht në referendumin e Brexit të vitit 2016 që ai vetë e kishte dashur për llogaritjen e politikës së brendshme.
Por, David Cameron nuk dorëzohet thotë gazeta ‘’The Sun’’, që duket se kultivon ëndrrën e së një kthimi, por jo më si kryeministër.
Murdoch thotë se e sheh atë si ministër të Jashtëm.
Shpresa nuk pritet nga Theresa May, por nga një udhëheqës i ardhshëm i Partisë Konservatore.
Në favor të Cameron është edhe mosha, pasi në 2010 Cameron ishte 44 vjeç , tani sapo ka mbushur 52./ /os/ a.jor.













