Ballina Flash

MM: 6 efektivë përfunduan kursin e avancuar të nënoficerit për Policinë Ushtarake

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ 6 efektivë përfunduan me sukses kursin e avancuar të nënoficerit, faza e dytë, për “Specialitetin Polici Ushtarake”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, ky kurs kishte për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuritë bazë mbi parimet, veprimtarinë, karakteristikat dhe organizimin e detyrave që Policia Ushtarake kryen në kohë paqeje, krize dhe lufte.

Nëpërmjet tij, kursantët arritën objektivat e tyre duke marrë njohuri të plota për zbatimin e ligjit për Qarkullimin Rrugor Ushtarak, Rendin Ushtarak dhe procedurat standarde të përmbushjes së misionit të Policisë Ushtarake. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO: 6 vjet e 8 muaj burg për Lefter Kokën, 2 vjet e 8 muaj për Alqi Bllakon
Artikulli tjetërGripi i shpendëve, MZHBR: Nuk ka dyshime për raste të reja