Ballina Flash

De Riu rikonfirmon mbështetjen e Italisë për EULEX-in

PRISHTINE, 30 tetor/ATSH/ Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonello De Riu pati sot një takim produktiv me shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.

De Riu në një postim në platformën X, ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë për punën e paanshme të EULEX, duke shprehur respekt për institucionet e pavarura të Kosovës.

Ndryshe, Barbano në postin e shefit të EULEX-it ka pasuar Lars-Gunnar Wigemark, pas përfundimit të mandatit, në qershor 2023. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTetori Rozë, Koçiu në Lushnjë: Çdo muaj, mundësi për mamografi falas
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky konfirmon se i ka kërkuar SHBA-së raketa “Tomahawk”