Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte 1 nëntor 2018

TIRANE, 1 nëntor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht i vranët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokal në jug të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të përqendrohen në pjesën veriore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi 1-8m/sek, përkohësisht në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 1.0-1.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 14/26  re shi
Kukës 14/26  re shi
Lezhë 14/27  re shi
Dibër 11/24  re
Durrës 17/27  re
Tiranë 16/28  re
Elbasan 15/28  re
Berat 13/29  re
Vlorë 16/27  re shi i dobët
Korcë 12/25  re shi i dobët
Gjirokastër 15/29  re shi i dobët
Sarandë 17/28  re shi i dobët

 

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada amerikane mirëpriti nxënësit e shkollës së mesme “Elite”
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel dhe Poroshenko diskutojnë konfliktin urkainas