Ballina Flash

Spanja nderon Ermonela Jahon me çmimin “Ópera XXI”

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ermonela Jaho, artistja që ngre peshë zemrat tona duke na bërë krenarë në çdo interpretim të saj, ka marrë një tjetër vlerësim të merituar.

Mbrëmë, në Madrid, ajo u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë.

Çmimi për interpretuesin më të mirë të huaj “Ópera XXI” iu dha Ermonela Jahos për interpretimin e saj në operën “Suor Angélica” të Puccini-t në Gran Teatre del Liceu, një nga teatrot më të mëdhenj të Barcelonës, i themeluar në 1837-ën.

Ky çmim u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, duke reflektuar jo vetëm talentin dhe përkushtimin e saj, por edhe fuqinë e artit për të bashkuar kulturat. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMotorola xhiron në Tiranë spotet për celularët e rinj
Artikulli tjetërProda takim me zyrtarin e Ambasadës Amerikane: Partnerë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit