TIRANË, 31 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – Sergio Ramos një nga mbrojtësit më të mirë në botë, që sipas shtypit spanjoll arriti të bllokojë dhe kalimin e Antonio Kontes te “Real Madrid” ka folur sot në prag të sfidës së kupës së mbretit përballë “Melilas” (Skuadër e divizionit të tretë). Një ndeshje ku do të debutoi në stolin e madrilenëve dhe trajneri i ri i përkohshëm i madrilenëve, Solari, pas largimit të Lopotegut.
Ramos i ka kërkuar skuadrës vëmendje maksimale. “Nuk ka më kohë për shpërqendrime. Nuk duhen fjalë, por vepra”, thekson Ramos. Mbrëmjen e sotme do të jetë hapi i parë i një pune të madhe që duhet të na karakterizojë deri në fund të këtij sezoni”, vijon spanjolli. /a.g/








