Ballina Ekonomi

Ministria e Arsimit dhe Sportit, 36 shërbime online

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Qeveria ka në fokus përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se “tashmë janë miratuar në qeveri disa VKM të rëndësishme nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si pjesë e procesit të derregullimit – një nismë strategjike që synon thjeshtimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”.

Sipas saj, ky proces do të reduktojë kohën e shpenzuar për procedura burokratike dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke rritur efikasitetin e administratës publike.

“Po ashtu, na afron më pranë objektivit tonë për digjitalizimin e plotë të shërbimeve, me më shumë transparencë, akses të shpejtë dhe modernizim të shërbimeve të administratës”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se, nga totali prej 60 shërbimesh të ofruara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, 36 shërbime ofrohen online.

“Janë 24 shërbime të tjera që po përmirësohen dhe do të reduktojnë 38% të dokumentacioneve dhe 62% të kohës së marrjes së shërbimit”, u shpreh ministrja.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Aktet e dhunës dhe urrejtjes nga opozita në sallën e Kuvendit, të papranueshme
Artikulli tjetërBerisha: Policia s’ka hyrë kurrë në parlament, akt puçist