Ballina Ekonomi

Rruga Berat-Ballaban, punohet për hapjen e trasesë dhe mbushjen e lotit të dytë

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Puna në kantierin e rrugës Berat-Ballaban Loti 2, po vijon me ritme të shpejta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi se në kantierin e punimeve Berat-Ballaban Loti 2 kanë filluar punimet e gërmimit për hapjen e trasesë së rrugës dhe mbushjen e trupit të rrugës me material shkëmbor.
Sipas ARRSH-së, paralelisht po punohet me mbrojtjen e skarpatave në zonat e gërmuara dhe për ndërtimin e veprave të artit të vogla (tombino rrethore, box, mure mbajtëse dhe mure pritëse).
Ky aks, që iu shërben afro 150 mijë banorëve të qarqeve Berat dhe Gjirokastër dhe çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për këto dy bashki.
Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek në tërësi katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz premton 1,4 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin
Artikulli tjetërBEOGRAD – Erdogan rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan