BERLIN, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Ka përvoja që nuk i largon dot nga mendje dhe kështu jam ndjerë që nga udhëtimi im në Izrael në tetorin e vitit të kaluar, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz.
”Terroristët e Hamasit vranë brutalisht mbi 1 000 izraelitë, gra, burra dhe fëmijë, në shtëpitë e tyre dhe në rrugë, në një festival muzikor. Qindra të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në tunelet e Gazës”, tha Scolz.
”Takova familjet e pengjeve që nuk e dinë nëse do t’i shohin më ndonjëherë vajzat, nënat, motrat, baballarët, djemtë apo vëllezërit e tyre. Kjo ndjenjë nuk do të më lërë kurrë”, theksoi ai.
Këto deklarata kancelari gjerman Olaf Scholz do t’i bëjë në një video-mesazh që do të publikohet për përvjetorin e parë të ngjarjes, më 7 tetor.
”Me sulmin e tij të neveritshëm kundër Izraelit, Hamasi në të njëjtën kohë ka shkaktuar një katastrofë për popullin palestinez: kaq shumë shkatërrime, kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje dhe lëndime”, thekson ai./ a.jor.






















